Policia e Pogradecit kanë identifikuar një 18-vjeçar, i cili ka shkulur stolin e një stacioni urbani, pasi mjeti ishte vonuar. Në njoftimin e bërë, Policia e Shtetit raporton se 18-vjeçari, i identifikuar me inicialet R. K., për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.
“Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale ku shfaqet një shtetas duke dëmtuar stolat në stacionin e autobusit, në fshatin Memëlisht, Pogradec, ju sqarojmë se: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht shtetasit R. K., 18 vjeç, banues në fshatin në fshatin Hudënisht, Pogradec. Nga verifikimet e kryera rezulton se, ky shtetas më datë 01.01.2023, ka dëmtuar stolat dhe xhamin e stacionit të autobusit të linjës Pogradec-Prrenjas,”-njofton Policia.
Comments are closed.