Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, në një lidhje skype me emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, foli për çështjen më të nxehtë të momentit, të operacionit për gjetjen gjallë apo të vdekur të Ervis Martinajt.
Softa tha se një operacion i tillë kërkimi në banesën e tij në Fushë-Kuqe duhej të ishte bërë 8 muaj më parë.
Sipas tij, nëse dalin lidhjet e policëve me të shumëkërkuarin, do ketë furtunë shkarkimesh brenda radhëve të policisë së shtetit.
“Duket sikur nuk duan ta gjejnë, se nuk kapet një person duke rrethuar banesën në ditë festash. Kontrolli duhet të ishte bërë 8 muaj më parë. Do kishte më shumë mundësi për të gjetur e zbuluar gjë. Dhe nëse dalin ato që ka thënë ai se ka pasur bashkëpunime me policë, do ketë furtunë shkarkimesh në polici,” tha Softa.
Comments are closed.