Sot me 26 Dhjetor, vizituam Betlehemin e Gjallë, i cili u organizua ne fshatin Hajmel, Njësia Administrative Hajmel Bashkia Vau Dejës. Është i vetmi aktivitet i tillë i organizuar, në nivel kombëtar, si një iniciative komunitare e njerëzve të thjeshtë, dhe ka një vlerë jo vetëm për këtë fakt, por edhe pse janë mbi 200 të rinj dhe të rritur vullnetarë, të cilët janë organizuar për të vënë në skenë Lindjen e Jezusit, në këtë mënyre origjinale.
Tashmë Famullia Shën Palit dhe Shën Pjetrit e ka kthyer në traditë këtë mënyrë organizimi, që prej vitit 2018, dhe së bashku Famullitari me Motrat që shërbejnë në këtë famulli, kanë arritur ta kthejnë në një mision për gjithë besimtarët e fshatrave të famullisë, të cilët në mënyrë vullnetare organizojnë çdo vit këtë Betlehem të gjallë, një shfaqje e mrekullueshme dhe perfektë, me një organizim komunitar spektakolar, që meritojnë ta vizitojnë të gjithë banorët e zonës tonë dhe më gjerë.
Mirënjohje të thellë për realizimin e kësaj vepre kulturore të vëllezërve Françeskanë, Motrave Sigmatine dhe çdo banori që është pjesë e punimeve për ndërtimin, e të gjithë aktorëve, duke filluar që nga vogëlushët e deri tek mosha e tretë, për përkushtimin dhe ngrohtësinë që na transmetuan gjatë gjithë kohës.
Faleminderit për emocionet që na dhuruat, në këtë ditë të shenjtë, duke e kthyer Hajmelin, në qendrën e festave, këto ditë, e faleminderit secilit që është bërë pjesë e kësaj ngjarje unike fetare dhe kulturore në Shqipëri!
Comments are closed.