Një shtepi njëkatëshe eshtë djegur rreth ores 19.00 në Samrisht të Dajçit. Ne te banonin Pjeter Mhilli dhe bashkëshortja e tij.

Megjithese pati nderhyrje te zjarrëfikses nga Shkodra, nuk u arrit që shtepia të shpetohej dhe gjithçka u shkrumbua !

Familja Mhilli është strehuar tek të afërmit. Kërkohet nderhyrja e ekspertëve, për të identifikuar shkaqet e rënies së zjarrit.