Planifikimi i vakteve dhe vakteve të ndërmjetme paraprakisht dhe të hani mëngjes çdo ditë mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të sëmundjes kardiovaskulare.

Konsumimi i kalorive shumë herët gjatë ditës dhe reduktimi i konsumimit të ushqimit gjatë natës mund të ulë rrezikun e një infarkti zemre, goditjeve apo sëmundjeve kardiake ose të enëve të gjakut, sipas deklaratës shkencore të “American Heart Association”.

“Kur hamë mund të jetë e rëndësishme të shqyrtojmë, cfarë hamë “. Rreth 30% e të rriturve, e anashkalojnë mëngjesin, një zakon që është bërë më i shpeshtë vitet e fundit, pasi preferojnë më shumë që ditën ta kalojnë duke ngrënë vakte të ndërmjetme sesa të ulen për të ngrënë 3 vaktet standart.

Kur njerëzit hanë mëngjes çdo ditë, ata kanë më pak gjasa të kenë faktorë rreziku për sëmundje kardiovaskulare, si kolesteroli i lartë dhe presioni i lartë i gjakut. Dhe njerëzit që anashkalojnë vaktin e mëngjesit kanë më shumë gjasa të kenë faktorë të rrezikut si obeziteti, kequshqyerja, diabeti ose sheqeri i lartë i gjakut.

Kjo për shkak se koha e vakteve mund të ndikojë në shëndetin tuaj duke ndikuar në orën e brendshme të trupit. Ne nuk mund të përpunojmë sheqernat gjatë natës ashtu siç bëjmë gjatë ditës dhe studimet e punëtorëve të turneve të natës e kanë lidhur këtë plan me një rrezik më të madh të zhvillimit të obezitetit dhe sëmundjeve të zemrës sesa një punë tipike ditore.

“Ne e dimë nga studimet e popullsisë se të hani mëngjes është e lidhur me një peshë më të ulët dhe dietë më të shëndetshme, së bashku me rrezikun më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare. “Megjithatë, ndërhyrjet për të rritur konsumin e mëngjesit në ato që zakonisht e anashkalojnë nuk mbështesin një rol të fortë shkakor për këtë vakt në menaxhimin e peshës, në veçanti.