Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka marrë vendimin për largimin përfundimtar nga seanca e sotme të deputetit demokrat Flamur Noka nga parlamenti. Ky vendim u mor pas bllokimit të foltores nga ana e Nokës.
Ky i fundit bllokoi folotren duke bërë që ministrja Krifca të mbante fjalën e saj nga vendi, teksa deputeti demokrat shkaktonte zhurmë nga foltorja duke përplasur duart.
‘Është turp për këdo që ju shikon. Merret masa e përjashtimit për Flamur Nokën nga seanca plenare pasi po zaptoni Foltoren.’- u shpreh Nikolla.
Comments are closed.