Ish-Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është shprehur se krimi në Shqipëri ka nevojë jetike për lidhjet me politikën dhe ekonominë dhe fakti që krimi po zgjerohet sipas tij domethënë se lidhjet janë të forta. Në një lidhje direkte me emisionin “Top Story”, ish-ministri Lleshaj tha se profesionalizmi i Policisë është shumë i dobët, prandaj po dominon në përmasa aq të mëdha krimi.
“Distancimi më ka vlejtur për ta parë ndryshe gjënë. Krimi që të mbijetojë do shumë elementë, edhe lidhjen me politikën. Ka nevojë për shumë aleatë. Pjesa e zhurmshme është maja e asjbergut. na duhet një profil tjetër polici, që futet në banka dhe në kontro.
Ne i krijojmë iluzione sikur e kuptojmë krimin e rrugës, por jemi në hamendje. Patjetër që krimi në Shqipëri dhe kudo që të mbijetoje ka nevojë për shumë burime ushqimi ku edhe lidhja politike nuk mund të përjashtohet. Ja nevojë për ekonominë, mediat e financat dhe sa herë ta shohim të fortë e të fuqizuar duhet të jemi të qartë se edhe aleatët e tij janë të pranishme. Nuk mund të them që është fuqizuar për arsye se kemi një problem të madh, përqendrohemi tek pjesa e dukshme, por në fakt ka një pjesë të poshtme të ajsbergut aty ku prodhohet fuqia e krimit.
Unë thashë që sa mund të shprehim opinione lidhur me përmasat ekonomike, është fakt që në përgjithësi institucionet ligjzbatuese dhe policia kanë mangësi të mëdha në këtë drejtim. Ne arritëm në një moment historik ku sfida kryesore ishte rendi. Fushat e tjera sidomos ekonomike financiare e ka të pazhvilluar ndërkohë që në kohën ku jemi kërkon një polici krejtësisht ndryshe nga kjo që shohim sot, duhet një profil që arrin të futet në rrjete e në mungesë të këtyre kapaciteteve shohim shumë pak nga ajo se çfarë ndodh në të vërtetë. Jemi në nivelin e spekulimeve sa kohë na mungojnë kapacitetet profesionale,”-shkruan Sandër Lleshaj.
Comments are closed.