Bashkia e Shkodrës ka bërë bilancin sa i takon motit te keq të ditëve të fundit. Sipas përditësimit më të fundit janë 2150 Ha tokë të përmbytura.Ndërkohë ka prezencë të ujit në 50 banesa.
Njoftimi:
Situata ne Bashkine Shkoder nga raportimet e ores 08.00 date 20.12.2022 eshte si me poshte: 1.Kuota Drin 6.30 m nga 7.50 m kuota max 2.Kuota Liqen 8.78 nga 8.70 m kuota max
Siperfaqja ne total e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 2150 Ha, me nje renie prej 200 Ha me oren 08.00 te dites se djeshme. Banesa me prezence uji ne oborre e stalla ne total 50. Nj.A. Ana Malit ka te permbytur nje sip prej 1200 Ha. Ne rrugen e Obotit nuk kalohet (niveli 70 cm, ka renie me 15 cm me diten e djeshme) kalueshmeria vetem me mjetet e larta te ushtrise ( 2 mjete te kalueshmerise se larte, 7 efektiv te FA). Ujesjellesi Oblika 1 dhe Oblika 2 momentalisht jane jashte funksionit.
Nj.A. Dajç rruga Darragjat-Shirq e pakalueshme ne vendin e quajtur Urrelat pasi uji arrin ne lartesine 70 cm, sip toke e perbytur 700 Ha. Berdice 100 Ha, Velipoje 150 Ha Strukturat e EC te Bashkise Shkoder jane prezente ne terren.
Comments are closed.