Katër persona të komunitetit serb janë rrëmbyer gjatë dy ditëve të fundit në veri të Kosovës.

Mediat kosovare raportojnë se paraprakisht dyshohet se ata janë dhunuar fillimisht, dhe më pas janë rrëmbyer nga agjentë sekret të Serbisë. Personat e rrëmbyer mund të jenë dërguar në Serbi, ndërsa deri tani nuk dihet motivi i rrëmbimit të tyre.

“D.S. është rrëmbyer në fshatin Soqanicë të Zvecanit të shtunën mbrëma. Fillimisht është rrahur nga katër të maskuar, meqë viktima ka refuzuar të hyjë në automjetin e tyre, dhe pastaj është dërguar në Serbi përmes rrugëve ilegale. Të njëjtën natë është futur me forcë në xhipin e zi pa targa edhe viktima me inicialet B. P. Ngjarja me këtë të fundit ka ndodhur në Leposaviq. Ndërkaq, të dielën gjatë natës po ashtu në Leposaviç, janë rrëmbyer D. N., ish polic i Kosovës, si dhe V. I. , afarist.”- raportojnë mediat në Kosovë.