Shkodra ka qenë përherë qyteti i dimensioneve të mëdha në kulturën mbarëshqiptare si një violinë e parë e artit në vendin tonë.
Me Shkodrën lidhen fillesat e para edhe të Orkestrës Frymore teksa në vitin 1878 ndërsa vendi përjetonte kohëra lufte, në këtë qytet mendohej për artin dhe pikërisht në këtë vit do të themelohej ajo ndërsa pas 32 vitesh këtij qyteti pritet t’i rikthehet Orkestra Simfonike e Qytetit si një trupë e institucionalizuar dhe këtë lajm Brunilda Lleshi e komunikoi në emisionin e mëngjesit në RTSH Shkodra.
Ky formacion orkestral pritet të jetë i atashuar në Qendrën Kulturore “Pjetër Gaci” dhe të mbështetet financiarisht nga Bashkia Shkodër ndërsa shfaqja e parë e saj pritet të vijë me një koncert premierë.Më tej Përgjegjësja e Artit dhe Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Shkodër theksoi se kalendari i aktiviteteve kulturore do të jetë i pasur jo vetëm në këto ditë të mbetura të këtij viti kalendarik por edhe përgjatë 2023 parashikohen shumë të tilla në qytetin e Shkodrës duke e pasuruar më shumë jetën artistike të tij.
Comments are closed.