Shkodër- Në një takim të frytshëm pune me Drejtorin Vendor të Policisë së Shkodrës, z. Ervin Hodaj, diskutuam mbi prioritetet dhe sfidat e @policia.shkoder në zbatim të objektivave të Policisë së Shtetit.
↪Prioritare është rendi dhe siguria për qytetarët e #QarkuShkoder, goditja e rasteve të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike dhe parregullsitë që lidhen me sektorin e qarkullimit, kryesisht me rregullin dhe parkimet abuzive.
Falenderova z. Hodaj, duke e përgëzuar për detyrën e re dhe angazhimin e tij për t’i dhënë një impuls të ri objektivave të Policisë së Shtetit në shërbim të qytetarëve #QarkuShkodër duke vlerësuar bashkëpunimin ndërinstitucional.
Comments are closed.