Rreth 2350 hektarë tokë vijon të jetë e përmbytur në Shkodër, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që kanë rënë përgjatë ditëve të javës që lamë pas. Sipas bilancit të fundit të publikuar nga emergjencat civile, në 8- banesa vijon të ketë prezencë të ujit. Ndërsa kuotat e lumit Drin dhe kuota Liqen paraqiten normale dhe aktualisht nuk përmbëjnë rrezik përmbytjeje. Njoftohet gjithashtu se situata paraqitet problematike në Njësinë Administratoive Ana e Malit ku në rrugën e Obotit mund të kalohet vetëm me mjete të larta ushtarake. Ujësjellësi Oblika 1 dhe Oblika 2, aktualisht janë jashtë funksionit.
NJOFTIMI I PLOTË:
Situata në Bashkinë Shkodër nga raportimet e orës 08.00 datë 19.12.2022 është si më poshtë:
1.Kuota Drin 6.30 m (nuk ka ndryshime me orën 08.00 të ditës së djeshme)7.50 m kuota max
2.Kuota Liqen 8.80(nuk ka ndryshime me orën 08.00 të ditës se djeshme) 8.70 m kuota max
Bashkia Shkodër tokë e përmbytur 2350 Ha në total, ka një rënie prej 370 Ha me orën 08.00 të ditës së djeshme.
Banesa me prezencë uji në oborre e stalla në total 80, ka tërheqje të ujit në 75 banesa nga ora 08.00 e ditës së djeshme
Nj.A. Ana Malit ka përmbytur në një sip prej 1200 Ha. Në rrugën e Obotit nuk kalohet (niveli 85 cm, ka rënie me 15 cm me ditën e djeshme) kalueshmëria veteëm me mjetet e larta ushtarake ( 2 mjete të kalueshmërisë së lartë, 1 varkë e 11 efektivë te FA)
Ujësjellësi Oblika 1 dhe Oblika 2 momentalisht janë jashtë funksionit.
Në njesinë administrative Dajç rruga Darragjat-Shirq e pakalueshme në vendin e quajtur Urrelat arrin në lartësinë 85 cm, ka rënie me rreth 15 cm me orën 08.00 të ditës së djeshme, sip toke e përmbytur 700 Ha, Bërdicë 250 Ha, Velipojë 200 HaStrukturat e EC të Bashkisë Shkodër janë prezente në terren.
Shkodra është një nga qarqet më të prekura nga moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut. Një faktor që ndikon në përmbytjet e disa zonave të këtij qarku, janë rritja e kuotave të lumenjëve të cilat bllokojnë rrugë, banesa dhe toka bujqësore./ Dosja.al
Comments are closed.