Moti i keq i ditëve të fundit vijon të ketë pasoja në qarkun e Shkodrës ku aktualisht rezultojnë 2920 hektar tokë të përmbytura si 100 banesa nën ujë në Obot.

Në njoftimin e Bashkisë së Shkodrës raportohet se krahasuar me 24 orë më parë, edhe për shkak të ndërprerjes së shirave, niveli i tokave dhe banesave të përmbytura ka rënë.

Rruga Darragjat-Shirq aktualisht është e pakalueshme në vendin e quajtur Urrelat pasi uji arrin në lartësinë 1 m, ka renie me rreth 60 cm.

Njoftimi nga Bashkia Shkodër:

Situata ne Bashkine Shkoder nga raportimet e deri tanishme ora 08.00 eshte si me poshte: 1.Kuota Drin 6.30 m (ka renie me 65 cm)7.50 m kuota max 2.Kuota Liqen 8.80(ka renie me 8 cm) 8.70 m kuota max Bashkia Shkoder toke e permbytur 2920 Ha ka renie prej 100 Ha me nje dite me pare.

Banesa me prezence uji oborre e stalla ne total 155 nga te cilat 2 me prezence uji brenda ne banese ne fshatin Obot. Nj.A. Ana Malit ka permbytur ne nje sip prej 1250 Ha

Ne rrugen e Obotit nuk kalohet (niveli 1m, ka renie me 50 cm) kalueshmeria vetem me mjetet e kalueshmerise se larte ushtarake ( 3 mjete te kalueshmerise se larte , 1 varke e 7 efektiv te FA) Ujsjellesi Oblika 1 dhe Oblika 2 momentalisht jane jashte funksionit. Ne fshatin Obot ka rreth 100 banesa me prezence te larte uji ne oborre

Dajç rruga Darragjat-Shirq e pakalueshme ne vendin e quajtur Urrelat arrin ne lartesine 1 m , ka renie me rreth 60 cm, sip toke e permbytur 800 Ha,banese me prezence uji 20. Berdice 450 Ha, Rrethina e Livade 20 Ha e 5 banesa, Velipoje 400Ha Ka gerryerje te Lumit Kir ne afersi te fshatit Hot i Ri Strukturat e EC te Bashkise Shkoder jane prezente ne terre