PËRGËNJESHTRIM:
Nuk është hera e parë që mjeshtri i FAKE NEWS, deputeti Sali Berisha, shkruan diçka të rremë, thjesht tani qenka radha ime.

SHKURT DHE SHQIP:

Hera e parë që pozicioni im i punës ka parashikuar sekretare është ai në pozicionin e Ministrit. EDHE KËTU KAM MBAJTUR PERSONIN QË E USHTRONTE KËTË DETYRË QË NË KOHËN E PARAARDHËSIT TIM!

Në shoqërinë që përmendet, NUK KAM PUNUAR ASNJËHERË! NGATËRRON (ME OSE PA QËLLIM) EMRAT E SHOQËRIVE! Rrjedhimisht, çdo gjë që thoni për personin në fjalë nuk është e vërtetë!

E fundit! Kësaj skeme mbështetëse nuk ke asgjë çfarë t’i komentosh! As ti dhe as soji yt që shpifjen e kanë përditshmëri dhe kryefjalë të ditës!

Përfituesit, aktorët e lidhur dhe partnerët ndërkombëtarë veçse e kanë vlerësuar dhe inkurajuar këtë skemë mbështetëse, pasi si asnjëherë më parë, ekosistemi i startup-eve s’ka qenë kaq i energjizuar sa sot, teksa mijëra të rinj e të reja kanë përfituar drejtpërdrejtë nga kjo mbështetje!

More një gur dhe e hodhe padrejtësisht! Por ky gur do të kthehet tashmë si “boomerang” duke të damkosur një tjetër vulë “non grata” edhe nga rinia shqiptare!