Përmes një postimi në Facebook Arvit Bushati shkruan se ai është zgjedhur nënkryetar i Forumi Rinor i Partisë Demokratike.
Ai shprehet se ndihet i vlerësuar për këtë zgjedhje dhe është i gatshëm që të japë kontributin e tij si një zë i fortë i të rinjve shqiptarë.
Bushati: Koha për sfida të reja! Ndihem i vlerësuar dhe i nderuar për zgjedhjen time si nënkryetar i Forumi Rinor i Partisë Demokratike, njëkohësisht dhe me përgjegjësinë më të madhe për të përmbushur aspiratat e të rinjve demokratë në të gjithë Shqipërinë.
Sfida të reja na presin dhe FRPD është e gatshme të japë kontributin e vet si një zë i fortë i të rinjve shqiptarë, përfaqësues i vlerave që vazhdojnë pa ndërprerje nga dhjetori 1990! Falenderoj Këshillin Kombëtar dhe Kryesinë e FRPD- së për besimin, i sigurt se të gjithë bashkë do të rikthejmë Shqipërinë në rrugën e duhur që e kërkon rinia shqiptare!
Comments are closed.