Zhurma e matrapikut të Inspektoriatit të Ndërtimit është ndjerë sërish sot në plazhin e Golemit.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nisi prishjen e një tjetër strukture betoni në brezin bregdetar. Bëhet fjalë për një pishinë dhe objekte të tjera ndërtime shoqëruese pranë detit dhe brenda tij që i përkasin Hotel Kastrati Empire.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit thotë nuk do të bëjë asnjë tolerim për çdo ndërtim që shkel ligjin dhe cenon infrastrukturën bregdetare turistike që u përket të gjithë shqiptarëve.
Vetëm pak ditë më parë, IKMT prishi pishinën e Hotel Prestigj, dhe më pas me shpërthim të kontrolluar edhe vetë objektin shumëkatësh.
Një tjetër aksion ishte ai i shembjes me lëndë eksplozive edhe i një objekti 4-katësh në bregdetin e Himarës.
Tv Klan
Comments are closed.