Euro shënon rënien më të madhe në historinë e saj në raport me Lekun. Këtë të enjte, në kursin zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një Euro u këmbye me 114,88 Lekë duke rënë me 0.28 pikë krahasuar me një ditë më parë.
Ndërsa rënie më të madhe e ka krahasuar me një javë më parë ku Euro këmbehej me 117 Lekë, duke arritur në 114.88 Lekë, duke rënë me mbi 2 pikë.
Sipas ekspertëve shkaqet kryesore të zhvlerësimit të Euros janë qarkullimi i madh i valutës në treg, po ashtu edhe përmirësimi i situatës në kaskadë për shkak të prurjeve nga reshjet. Kjo e fundit ka bërë që kesh të mos blejë më energji elektrike, por ta eksportojë atë.
“Ka një vlerë shumë të madhe Euro në treg dhe mungesë kërkesë përsa i përket Euros. Kjo po bën që të zhvlerësohet. Reshjet kanë bërë që Shqipëria tashmë është ë në autosuficencë dhe nuk ka nevojë të blejë energji, por po shitet jashtë. Edhe BQE edhe Federal Rezervë Bank po ndjek politika për zhvlerësim e monedhës së vet të stimulohet eksportet”.
Kjo ulje e Europës nuk pritet të ndalet të paktën deri në fillim të vitit tjetër.
“Tendenca është që duke qenë që emigrantët që dërgojnë para nga jashtë edhe ata që do vijnë në Shqipëri do sjellin valutë të huaj do bëjë që kjo sasi Euro të rritet në ditët në vijim”.
Por zhvlerësimi i monedhës Euro, e cila favorizon importuesit e mëdhenj pritet të shoqërohet edhe me uljen e çmimeve të produkteve në treg për konsumatorët.
Tv Klan
Comments are closed.