Rrokadë në Policinë e Shtetit! Muhamet Rrumbullaku ka vendosur të bëjë disa lëvizje, ndërkohë që ka hyrë në muajin e tretë të drejtimit të strukturave të Policisë së Shtetit. Lëvizjet kanë prekur Tiranën, Shkodrën, Korcën, Vlorën e Fierin.
Dosja.al mëson se Tonin Vocaj, i cili aktualisht është nëndrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, do të komandojë Drejtorinë e Tiranës. Ndërsa në vendin e tij, si zëvendës drejtori i Policisë së Shtetit do të emërohet Sokol Bizhga. Ky i fundit, aktualisht është drejtor i Forcës Lëvizëse Operacionale.
Në krye të Forcës Lëvizëse Operacionale, Rrumbullaku ka vendosur të çojë Hamdi Fjorën, aktualisht drejtor i Policisë së Shkodrës. Ervin Hodaj, që më herët ka mbajtur postin e Drejtorit të Policisë së Tiranës, do të emërohet në Shkodër.
Ermal Muça, aktualisht zëvendësdrejtor i Policisë së Korçës do të zëvendësojë Gentian Berberin në Drejtorinë e Vlorës. Niko Brahimaj, i cili më herët ka qenë pjesë e Policisë Shkencore, është emëruar në Fier. Ndërsa Ermal Muça do të largohet nga Korça, ku ka mbajtur postin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Korçës, për të kaluar në Vlorë.
Comments are closed.