Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se Elton Kila, i njohur si ‘Oti i Elbasanit’, i cili ka qenë në plan për tu ekzekutuar nga Nuredin Dumani, i ka dërguar një letër kryetarit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), Arben Kraja. I ftuar në ‘ABC”, Hoxha tha se Kila ka kërkuar mbrojtje nga Arben Kraja, të cilit i ka shkruar se është informuar nga mediat që është i rrezikuar për tu vrarë. Ai mes të tjerash thekson se ka mësuar se është nën monitorim për t’u vrarë nga grupi i financuar nga Erjon Alibej. Ai shtoi më tej se Oti i Elbasanit nuk është thirrur për të dëshmuar në SPAK dhe as nuk është lëshuar urdhër mbrojtje për të dhe familjen e tij.

“Kërkojë të japë shpjegime për të sqaruar pozitën time. Kam bërë kerkesë tej ju, me datë 10.11.2022 dhe në polici për te me ofruar mbrojtje. Jam njeri që dua të vazhdojë rutinën e jetës time. Baba i dy vajzave. Kërkoj të vazhdoj jetën time.” shkruhet më tej nga Elton Kila. Por kush e do të vrarë Oti Kilën? Më 10 tetor në Elbasan u ndalua një person, i njohur si Xhafer Deliu. Gjatë kontrollit në banesë i është gjetur edhe gjysmë kilogrami heroinë.

Ky person kur është ndaluar se ka qenë edhe në arrest shtëpie. Në telefonin e tij u gjenden biseda se po përgatiteshin dy vrasje me pagesë. Pra dy atentate. Kishte kontakte me Arben Spahiun, kunatin e Erion Alibeaj, apo njohur si vëllai i Spahiut që u vra në Belgjikë. Ka pasur kontakte mes Xhafer Deliut dhe Arben Spahiut. Në celularin e tij, u gjetën foto të Abedin Mema, apo Dine Çami. Dine Çami u shpall në kërkim për operacionin “Plumbi i Artë”, që u rrëfyer Dumani. Thuhet se Dine Çami është burri i tezes së Kelit të Kombinati edhe ky në kërkim për shkak se akuzohet për masakrën e Bradasheshit. Keli i Kombinatit është në Dubai i lirë atje. Duke qenë se nuk e gjejnë dot kanë dashur të godasin Abedin Memës. Dukej që ishte atentat ndaj tij për hakmarrje. Është gjetur edhe foto të Otit të Elbasanit, që do vriste vetë Nuredin Dumanit. Janë gjetur foto. Kur janë pyetur pse i ka foto, Xhaferr Deliu ka thënë se kam njohje por më pas rezultoi se janë përdorur nga grupi që po organizohet për goditjen e radhës për të vrarë Abedin Memën dhe Elton Kilën (Otin e Elbasanit). Otit të Elbasanit, është hera e dytë që i del emri për tu ekzekutuar. Ai ka kërkuar mbrojtje për vetë dhe për familjen. Por ai, as nuk është thirrur për të dëshmuar.

Është hera e dytë që tentojnë ta vrasin. Hakmarrja është për masakrën e Bradasheshit dhe Andi Zylyfit. Kjo është për të marrë hak për vrasjen e Indrit Alibeajt. Del, se kush e kërkon eliminimin e Elton Kilës. Është për hakmarrje për Bradasheshin. Pse nuk e pyesin? Është e dyta herë që kërkohet të eliminohet. Henrik Hoxha e priti gjithë ditën por nuk kishte ardhur në vendin ku do kryhej vrasja. 200 mijë euro u paguan. Edhe këtë herë u gjet grupi që do e eliminonte. Minimalisht të merret në pyetje se nuk është marrë,”- tha Hoxha.