Daniel Pepaj që ra në prangat e Policisë më shumë se dy vite pas vrasjes së dyfishtë të dy kushërinjve të tij në Vrith të Malësisë së Madhe, del të dielën, 11 dhjetor, para Gjykatës së Shkodrës për tu njohur me masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ora News mëson se prej tetorit të vitit 2020, kur dhe ndodhi vrasja fshihej në territoret malore të Malësisë së Madhe, ndërsa ka dyshime se ndihmohej nga të afërmit për tu strehuar dhe shpëtuar policisë.

Pavarësisht se qëndronte prej kohësh nëpër vende malore, ai ka ndryshuar disa herë vendqëndrimet për t’ju ruajtur hakmarrjes por edhe autoriteteve, si dhe për të siguruar ushqim e veshmbathje.

Pepaj akuzohet për vrasjen e Vilson Çutajt dhe Klement Pepajt në Vrith të Malësisë së Madhe, trupat e të cilëve u gjetën rreth një javë pas krimit në një parcelë hashashi të njëjtin fshat