Janë publikuar pamjet e Gert Shehut para se të sulmonte kreun e opozitës Sali Berisha. Në videon e publikuar nga Euronews, shihet 31-vjeçari, i cili sipas të ëmës dhe mjekut Sadik Lala vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe goditi kreun e Partisë Demokratike me grusht në fytyrë.

Në video ai duket teksa ecën i vetëm pranë Xhamisë së Tabakëve.

31-vjeçari deporton më pas mes turmës dhe gjuan kryedemokratin, para se të neutralizohet nga badigardët e Berishës. Aktualisht Gert Shehu prej mesditës së të martës është shtruar në spitalin e Traumës me hematoma të shumta në pjesën e fytyrës dhe të kokës.