Muhamet Rrumbullaku:Ishin orë të gjatë në krye të detyrës, gjithçka u mbyll me sukses. Punimet u zhvilluan me sukses të plotë.

Përcjell një mesazh falenderimi për të gjithë qytetarët që dëshmuan durim se shumë prej akseve rrugore u desh t’i mbanim të mbyllura për shumë orë. Në lidhje me incidentin e ndodhur me deputetin Sali Berisha, i paprecedentë dhe i dënueshëm. Policia e Shtetit sa u njoh me ngjarjen e shëmtuar e shoqëroi.

Po hetojmë për ngjarjen. Në lidhje me deklaratën e Berishës gjatë së cilës pohoi se Gert Shehu është agjenti i Policisë Kriminale, sqarojmë se: Gert Shehu nuk ka qenë dhe nuk ka qenë ndodnjëherë agjent i asnjë strukture. Nuk është përdorur asnjëherë si burim informacioni.

Dokumenti që vërteton gjendjen e shëndetit mendor është vënë në dispozicion nga mediat nga familjarët e tij. Ndërkohë që sigurojmë deputetin Berisha se Policia e Shtetit është e angazhuar për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.