Si asnjëherë me parë Tirana është sot nën masa të rrepta sigurie në kuadër të Samiti BE-Ballkani Perëndimor, që nisi pak më parë në kryeqytet.

Po ashtu, mbi pallatin e Kongreseve janë pozicionuar persona me snajper për monitorimin e situatës dhe parandalimin e incidenteve.

Kujtojmë se ndërsa në Tiranë mblidhen sot liderët e BE-së, opozita e drejtuar nga Sali Berisha ka thirrur shqiptarët në protestë.

Për arsye sigurie dhe për të garantuar mbarëvajtjen e këtij Samiti, policia ka ndërmarrë një sërë masash të cilat nisin me bllokimin e rrugëve por edhe devijime të disa akseve interurbane dhe urbane, të kryeqytetit, duke nisur nga ora 06:00, e datës 06.12.2022, deri në orën 18:00, të datës 06.12.2022.

(VIDEOLAJM)  Monitorim me snajper nga lart, RENEA dhe autoblinda në