Policia dhe forcat speciale kanë bllokuar disa objekte dhe po kryhen kontrolle në disa lokacione në Budva, ku mendohet se banojnë persona të dyshuar për trafik droge. Siç konfirmohet nga “Vijesti”, disa persona janë ndaluar dhe kërkimet janë ende në vazhdim.

Policia dhe forcat speciale kanë bllokuar disa ndërtesa dhe janë duke u kryer kontrollet, e po ashtu janë ndaluar disa persona. E për aksionin policia do të bëjë një njoftim zyrtar më vonë.

Ndërkohë që nuk dihet nëse ngarkesa ka lidhje me kokainën e kapur në Bar, që më pas u zbulua se kishte lidhje me laboratorin e kokainës në Fier.