Doktori i Gert Shehut, 31-vjeçarit që sulmoi Sali Berishën gjatë protestës së opozitës më 6 dhjetor, ka konfirmuar se ai është i sëmurë. Sadik Lala pohoi se Gerti kurohej te ai dhe kishte rreth 2-3 muaj që nuk shkonte për vizitë, ndaj dhe aludoi se ndoshta për këtë shkak kishte degraduar dhe gjendja e tij.

“Po raporti mjekësor është autentik, është lëshuar nga unë. Gert Shehu është trajtuar nga unë. Nuk ka qenë i rregullt në marrjen e mjekimeve dhe bënte sjellje agresive. Tek unë ka gati 2-3 muaj që s’ka ardhur për vizitë,”-tha mjeku në prononcimin e tij lidhur me rastin.

Por të kundërtën pretendoi e ëma e 31-vjeçarit, Ermira Kaçaçi, nëna e 31-vjeçarit Gert Shehu tha se para 10 ditësh, i biri ka kryer vizitën e fundit dhe pi në mënyrë të rregull ilaçet edhe dhëna nga mjeku Sadik Lala. Nëna u shpreh se djali i saj ka çrregullim bipolar dhe mjekohet prej 5 vjetësh.

“Nuk është përdorur djali im. Nuk ka qenë mirë, por nuk është shfrytëzuar nga asnjë. Nuk ka pasur asnjë simpati politike. Ai ka pasur problemet e veta, as për të votuar nuk shkon. Në protesta nuk ka marrë pjesë. Më vjen keq që shfrytëzojnë fatkeqësitë e tjetrit. Por ashtu i ka thënë sëmundja. Nuk kam takuar akoma djalin, më kanë thënë që është mirë dhe është nën kujdestarinë mjekëve. Nuk ka shfaqur shenja dhune ditët e fundit. Ai kurohet, pi ilaçet por e shikoja të mbyllur. Është vizituar para 1 jave, 10 ditësh ai i jepte ilaçet. Unë djalin kam 5 vite që e shoqëroj për mjekim. Ka qenë me keq dhe tani është duke u përmirësuar,”- u shpreh nëna.

Kush po tregon të vërtetën?