Berisha: Ai që lexon këtë thotë se ky mund të jetë i vitit 2018, thotë se episodi i fundit i 10 gushtit 2022 e çuan në urgjencë psikiatrike, ju dëshmoni. Ky ka marrë patentë në vitin 2022. Si i sëmurë psiqik nuk mund ta merrte kurrë patentën. është një akt i përgatitur personalisht nga Edi Rama, Bledi Çuçi dhe Ardi Veliu.

Agresori është një me origjinë nga Tepelena, jeton prej 20 vitesh në Tiranë. I ka shërbyer Policisë Kriminale ndër besimtarët e xhamisë. Ai u paraqit se zbatoi porosinë e një vëllau mysliman. Është i regjistruar se zbatoi porosinë e një vëllau mysliman. Porosia është e vëllait pa fe, Edi Ramës dhe Bledi Çuçit.

Nuk mendoj se është kush tjetër veç Ardi Veliut. Ai është krimineli që mund të stisë dhe të organizojë çdo gjë. Shehu është i përdorur për rrjetet e trafikantëve të drogës dhe midis besimtarëve myslimanë.