Prej disa muajsh, Koalicioni “Bashkë për fjalën e lirë” po operon në Qarkun e Shkodrës. Janë të rinj dhe të reja, studentë të Universitetit të Shkodrës por edhe profesionistë në fusha të ndryshme që janë bërë bashkë falë ftesës për tu bashkuar në një koalicion, që në thelb ka rritjen e rolit të qytetarëve ndaj institucioneve publike.

Në një demokraci, fjala është e para, dhe ky parim ka zënë vend në këtë koalciion profesionishtësh I cili synon jo vetëm të përcojë zërin e qytetarëve tek institucionet por të bëjë avokatinë e tyre ndaj shume problemeve që Qarku i Shkodrës mbart.

Gjithcka ka nisur me grupet konsultuese dhe nisjen e anëtarësimeve të cilat kanë ardhur në rritje nderkohe që për të gjithë anëtarët janë mbajtur trajnime të cilat synojnë përmirësimin e njohurive të anëtarëve të koalicionit.

 

Ditët e hapura në të gjitha bashkite e Qarkut të Shkodrës, kanë njohur publikun me atë cfarë po bën ky koalicion, nismat por edhe nevojën e domosdoshme që në Shkodër të ketë një shoqëri civile aktive.

Ne fokus te ketij koalicioni si pjese integrale e shoqerise, ceshtjet qe lidhen drejteperdrejte me jeten e qytetareve kane qene permiresimi I sherbimeve publike per qytetaret.

Mbetjet urbane nje problematike qe vijon te jete prezente ne Shkoder, hapesirat publike por edhe komuniteti rom, kane qene ne fokus te takimeve dhe diskutimeve te Koalicionit “Bashke per fjalen e lire” ne Shkoder
Koalicion ka qëllim të mbështesë pavarësinë dhe profesionalizmin e mediave vendore dhe fjalës së lirë, duke angazhuar:
a) Gazetarë; b) Organizata jofitimprurëse; c) Aktivistë të vijës së parë; d) Të rinj aktiv në fushën e demokracisë dhe të drejtave.

Gjithcka nisi falë angazhimit të Qendra Europiane, shoqata Gruaja tek Gruaja dhe Këshilli Shqiptar i Medias – KSHM, me mbështetjen financiare të Leviz Albania një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC., të cilët sollën krijimin e këtij koalicioni që në Shkodër do të thotë fjalën e tij, ashtu sic ka edhe emrin, sepse në demokraci fjala është mbi të gjitha !