Është nënshkruar ditën e sotme marrëveshja për tarifat Roaming në rajon, teksa ka nisur në Tiranë Samiti i BE me Ballkanin Perëndimor.

Kjo marrëveshje parashikon tarifa më të ulëta për qytetarët e Ballkanit në vendet e unionit.

Në këtë samit, janë të pranishëm 27 liderë evropianë, shoqëruar nga delegacionet përkatëse.

Ndërkohë, krahas samitit sot në kryeqytet do të zhvillohet një protestë, e thirrur nga Partia Demokratike.

Kreu i kësaj force politike, Sali Berisha ka thënë se protesta do të mbahet në orën 12:00 para Kryeministrisë.