Ky i sotmi është një prej akteve më të rënda dhe jo thjesht goditje ndaj kryetarit të opozitës, ish presidentit dhe ish kryeministrit të Shqipërisë Prof.Dr Sali Berishës. Dhuna e sotme, ndërsa opozita protestonte, ishte goditja nga ana e një shteti kriminal për të intimiduar dhe asgjesuar opozitën shqiptare.

Urdhëruesi, në krye të qeverisë, i këtij veprimi mori përgjigjen se nuk mund t’ja dalë me asnjë mjet të frenojë opozitën dhe revoltën qytetare. Europa sot ishte dëshmitare, më zë dhe figurë, se deri ku arrin një pushtet i kalbur nga krimi.

Opozita do ta vijojë betejën e saj edhe më e fortë dhe e vendosur në misionin për ta kthyer Shqipërinë në rrugën e duhur, të një qeverisje për qytetarët dhe larg pengmarrjes!