Një veprim skandaloz është regjistruar në një qendër të të moshuarve në Kosovë.
Sipas raportimeve rasti ka ndodhur në azilin e të moshuarve në Pejë.
Siç shihet në video, duket se në skandal janë të përfshira disa kujdestare të cilat shihen duke e rrahur një të moshuar.
Duke e inçizuar veprimin skandaloz, në video shihet se si njëra nga infermieret e godet me shpulla disa herë të moshuaren.
Videon e ka publikuar qytetarja Kaltrinë Zeneli në Facebook.
“Do me thane spo di as se ka me ja nis e as cka me shkrujte ma perpara. Qe cka ndodhe ne vendin tone edhe kto raste siduket jane krejtesisht normale per personat qe vec punojne aty edhe marrin rroge me u KUJDESE per keta persona e QE kujdesi qe po u bojka prej anes se tyre. Si duket kjo qe ka nje dite normale edhe nje gja normale qe po ndodhka edhe qe njeri i gjalle spo u merrka me kete pune”, shkruan Zeneli.
https://youtube.com/shorts/MaN-_rT1b4g
Comments are closed.