Boksieri shkodran, Nelson Hysa, ka informuar se po përgatitet për t’u ndeshur me britanikun Danny Williams, i cili renditet ndër më të mirët e historisë së boksit ,pasi hodhi me KO në raundin e katërt, Mike Tyson.
Gjatë një interviste për “Sport Magazine”, boksieri Hysa u shpreh e nuk bëhet fjalë për boks me tituj lagjesh.
Hysa bëri të ditur se ndeshja do të luhet më 13 nëntor, në Durrës.
“Në këto kohë që po flasim jam në stërvitje. Kjo periudhë është ndër më të ngjeshurat e mia. Më datë 13 nëntor do të kem një ndeshje të rëndësishme në Durrës, një ndeshje me një nivel boksieri që nuk ka ardhur ndonjëherë në Shqipëri.
Boksieri që unë do të ndeshem është Danny Williams. Unë kam nderin të boksoj me atë boksier. Danny Williams është boksieri që ka qenë numri 2 në botë, që ka nxjerrë në pension Mike Tyson. Ka qenë 3 herë kampion Anglie. Ka qenë 5 herë në radhë për tu bërë kampion bote. Ka 53 fitore, është boksieri më i mirë që ka ardhur ndonjëherë në Shqipëri.
Shikoj ëndrra, por ka pak kohë që i shikoj me sy hapur. Kam një ëndërr për të cilën dhe kur flas emocionohem. Unë besoj te vetja, te fuqitë e mia dhe me çfarë po shoh në boksin profesionist, kam një ëndërr që një ditë të ndeshem për një titull të madh, jo tituj lagjesh. Kam një shpresë në rrugën që po ndejk me stërvitjen dhe njerëzit që kam afër, kam ëndërr që një ditë të boksoj dhe të dueloj për një titull serioz kampion bote”,- u shpreh Nelson Hysa
Comments are closed.