Pak ditë më parë, kishte ardhur në vendlindjen e tij nga Shtetet e Bashkuara, ku kishte fituar të drejtën e qendrimit. Sot, në orët e para të mëngjesit, ndërroi jetë ish- kryetari i komunës Shllak Bardhok Zhuri.
Lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të ish- kryekomunarit, e ka dhënë në rrjetet sociale gazetari Zef Nika. Veç të tjerave, kolegu nga Brukseli bën me dije se Zhuri ndërroi jetë si pasojë e një ataku kardiak.
“Sot në orët e para të mëngjesit mesova me trishtim të thellë ndarjen nga jeta të shokut tim Bardhok Zhuri. Mësohet se ka pësuar një atak kardiak në shtëpinë e tij në Shkodër, i cili kishte pak ditë që ishte kthyer nga emigracioni në SHBA. Bardhok Zhuri lindi në fshatin Gegaj, Shllak në një familje të njohur me tradita të medha fisnike.
Prej 15 vitesh drejtoi komunën e Shllakut si kryetar komune, si përfaqësues i PD. Jeta e tij si kryetar komune shquhej për popullaritetin e tij të madh në 17 fshatrat e kësaj komune ku përfshiheshin Shllaku, Temali, Dushmani, Toplana. I sapo kthyer nga Amerika pasi kishte fituar dokumenta qëndrimi.
I gjendur pranë djemve, nuses, babës, nanës nuk pat fatin ta gezonte për më gjatë këtë kënaqësi. Vdekja ka sjell trishtim të thellë tek të afërmiet e banorët e Shllakut. Pushofsh në paqen e Zotit! Ngushllime të thella të gjithë familjes.”, shkruan gazetari Zef Nika në Facebook.
Comments are closed.