Vllaznia barazon 2-2 me Erzenin, në një sfidë emocionuese të Superiores deri në vërshëllimen finale të arbitrit.Skuadrat provuan të zgjidhnin ndeshjen që në minutat e para me goditje nga distanca. Fillimisht ishte Asani që tentoi, ndërsa më pas në krahun tjetër ishte Alivoda që ndërmori iniciativën.
ë Shkodër mungoi goli në pjesën e parë, edhe pse rastet ishin të konsiderueshme. 45 minutat e dyta nisin në mënyrë perfekte për ekipin e Mirel Josës, pasi brenda çerek-ore merr kryesimin falë Aralicës dhe më pas dyfishon me Malën. Nonato futi sërish në lojë Erzenin, me golin e tij në të 75-tën, sakaq në limite penalltia e Kahrimanovic A vendos ekuilibrat.
Ky rezultat bën që Vllaznia të pozicionohet në vendin e 3-të, ndërsa ekipi shijakas gjendet i dyti.
Comments are closed.