Kryeministri, Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Israel ku është takuar me presidentin, Isaac Herzog.
Gjatë vizitës së tij, Rama së bashku me Herzog dhanë një deklaratë për mediat sa i takon marrëveshjeve të firmosura mes dy vendeve dhe rritjes së bashkëpunimit kundër kërcënimit të hakerave iranianë.
Ndërkohë që kryeministri shqiptar, bëri thirrje për turistët izraelitë që të vizitonin Shqipërinë, duke u shprehur se vendi ynë do të ishte si një shtëpi e dytë për ta pasi gjatë luftës së Dytë Botërore shumë izraelitë gjetën strehë dhe mbrojtje.
Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të kryeministrisë së Izraelit theksohet se dy kryeministrat diskutuan për rritjen e bashkëpunimit mes të dy vendeve në një sërë fushash, si dhe për forcimin e lidhjeve dypalëshe dhe tejkalimin e sfidave të përbashkëta me të cilat përballen të dy vendet, me theks në kërcënimin iranian.
Comments are closed.