Një aksident ka ndodhur mbasditen e sotme në aksin Lezhë-Milot, ku një kamion ka përplasur një këmbësor. Ai është Jak Gjergji, 75-vjeç.

Personi i plagosur është nisur me urgjencë në spital. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 16:50, në aksin rrugor Lezhë – Milot, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shënkollit”, shtetasi B. T., duke drejtuar automjetin e tij kamion, ka aksidentuar shtetasin J. Gj. 75 vjeç, banues në Lezhë, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore Drejtuesi i mjetit po shoqërohet për veprime të mëtejshme hetimore procedurale. Grupi hetimor në vendngjarje, vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit