Gazetari Artan Hoxha thotë se goditja që po bëhet ndaj call-centerave nuk është kaq e papritur dhe e paplanifikuar. I ftuar në “TPZ”, Hoxha tha se aksionet e poicisë janë një rimarrje nën kontroll i këtij biznesi. Ai tha se po mblidhet një dorë e mirë parash për fushatën zgjedhore.
“Nga momenti që janë mbyllur lojërat e fatit në Shqipëri, dy ishin format ku drejtuesit e policisë mund të bënin para, lojrat e fatit të paligjshme, që askush nuk e hap dot pa paguar drejtuesin e policisë. E dyta, call center-at. Kur erdhi Gledis Nano ka patur operacion në të gjithë territorin dhe u kapën me dhjetëra. Por, operacioni u ndalua. Çfarë ka ndodhur ditët e fundit që policia u është rikthyer? Kjo gjë u rikthye për këtë fakt, po ndodh një rimarrje nën kontroll e këtij “biznesi”. Po mblidhet një dorë e mirë për fushatë…,”- tha Hoxha.
Comments are closed.