Rreth 5 mijë studentë kanë nisur sot vitin e ri akademik në universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, ndërsa rreth 1000 janë të regjistruar në vitin e parë.
Pas ceremonisë zyrtare të nisjes së mësimit, dhjetëra pedagogë nuk kanë marrë pjesë në mësim duke bojkotuar në shenjë proteste.
Pedagogu Peter Saraçi që udhëheq protestën e pedagogëve thotë se nuk do të zhvillohet asnjë orë mësimi deri në plotësimin e kushteve.
“Aktualisht pjesa dërrmuese e profesorëve i janë bashkuar thirrjes së bojkotit dhe nuk po zhvillohet mësimi. Bojkoti do të realizohet derisa të realizohen pikat. Kjo lloj proteste nuk është as kundër kryeministrit as rektores, është për të përmirësuar kushtet.
Na është dërguar një shkresë ku është deklaruar se cilat pika janë përmbushur, por tre pika ende nuk janë përmbushur dhe ne do të vazhdojmë derisa të realizohen. Kjo protestë nuk është për interesin e një individi, por për të gjithë pedagogët. Presim që edhe kolegët e tjerë të na bashkohen. Ne jemi treguar realistë në pikat tona dhe besoj se jemi në rrugën e duhur.”– tha pedagogu Peter Saraçi.
Comments are closed.