Ky është momenti kur Martina Pajollari ka dalë nga gjykata. Pajollari është arrestuar si bashkëpunëtore në vrasjen e Martin Çeços.
Paraditen e sotme, Martina Pajollari në seancën e sotme është njohur me masën e sigurisë arrest me burg para togave të zeza, ndërsa ka mohuar gjithçka lidhur me vrasjen e Martin Çeços. Burime thanë se Martina Pajollari është shprehur ne seancë se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen madje ka shkuar më tej duke thënë se gjithçka ka thënë para grupit të hetimit e ka bërë nën presionin e Policisë.
Pas arrestimit të saj nga policia, ka qenë babai i të ndjerit Martin Çeço ai i cili zbuloi detaje para se djali i tij të gjendej i vdekur. I ati i të ndjerit, zbuloi se ka qenë Tina Pajollari ajo e cila i dërgonte foto varresh me lule të birit, para se ky i fundit të largohej nga shtëpia dhe të gjendej i vdekur më pas.
Çeço kishte paguar 2.5 milionë lekë ndaj një personi të njohur me emrin “Xhoni” në mënyrë që të kishte mundësi të fejohej me të renë. Pasi pëlqimi i tij ndaj Martina Pajollarit u bë i qartë, ndaj tij u bënë kërcënime nga një person që e merrte me numër të panjohur.
Comments are closed.