Qeveria britanike ka paguar në vitin 2021, 1.2 milionë paund për të përkthyer shtetasit shqiptarë të cilët arrestohen për krime të ndryshme në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas “The Sun”, shuma 1.2 milionë paund ka shkuar për të paguar punonjësit të cilët gjatë hetimeve për shqiptarët, kanë përkthyer deklaratat e tyre.
Kjo shifër është dyfishuar që prej vitit 2017, kur është paguar një shumë prej 507 mijë paundësh. Media britanike gjithashtu thotë se numri i shqiptarëve që janë në burg aktualisht në Angli dhe Uells është 1500, nga 727 që ishte në vitin 2017.
Ministria e Drejtësisë shpenzoi 21.3 milion £ për përkthyes për të gjithë të huajt e arrestuar vitin e kaluar, ndërkohë që në 2017 shpenzoi vetëm 16 milionë.
Shumica shkuan te polakët , 3.2 milionë funte nga 2.8 milionë £ pesë vjet më parë. Por në Mbretërinë e Bashkuar jetojnë një milion polakë dhe 100,000 shqiptarë. Kriminelët dhe të dyshuarit rumunë kishin nevojë për përkthyes që u kushtonin taksapaguesve 2.7 milionë £.
Lituanezët patën një faturë prej 805,000 £ dhe rusët 594,000 £. Alp Mehmet, nga Migration Watch UK, tha: “Ne nuk po arrijmë të identifikojmë kriminelët në kufi.
Comments are closed.