Në disa foto të shpërndara në rrjetet sociale nga pjesëmarrësit në një aktivitet në Uashington, mes të ftuarve shihet edhe ish-kryetari i PD Lulzim Basha.
Në foto shihet Basha me presidenten e BERZH-it Renaud-Basso në Qendrën Amerikane për Studime Strategjike në Uashington DC.
Që pas dorëheqja nga drejtimi i Partisë Demokratike, Basha është parë shumë rrallë në daljet publike. Së fundmi ai u vu në qendër të vëmendjes pas rikthimit të çështjes së lobimit me para ruse të PD. Për këtë çështje, kryetari aktual Sali Berisha akuzon drejtpërdrejtë Bashën.
Berisha shpesh në deklaratat e tij publike e ka akuzuar Bashën së është shitur tek amerikanët, pasi nuk mundet të shkojë dot në SHBA.
Aktualisht, përplasjet në Partinë Demokratike e kanë ndarë më dysh grupin parlamentar, ku 22 deputetë mbështesin Berishën dhe pjesa tjetër nuk e njohin atë si kryetar partie.