Gazetari investigativ Artan Hoxha tha se nuk po qarkullon asnjë video e Ervis Martinajt. I ftuar sot në emisionin “Log”, Artan Hoxha tha se nuk ka parë asnjë video për të cilën përflitet se ekziston dhe se janë pamje të të shumëkërkuarit.

Madje kujtoi se po të pranonte që kishte parë një pamje të tillë filmike, ndryshe do të duhet të shkonte në Prokurori për të dëshmuar.

PJESË NGA BISEDA:

Xhafo: Hoxha ke thënë që ke parë një video?

Hoxha: Ku e ke dëgjuar ti këtë? Nuk po të them as e kam parë e as nuk e kam parë. Nëse dikush thotë se e kam parë ti duhet të shkosh tek Policia Gjyqësore, unë nuk kam plan të shkoj atje sot. Nuk qarkullon asgjë më. Unë e kam provuar që të më vijnë dhe më marrin, e kam provuar. Nuk e kam më atë qejf unë tani. Ti po deshe ta provosh…