Është vetëvrarë menjëherë pas masakrës në Klos, Fiqi Mjeshtri.
Lajmi është konfrimuar nga burime për mediat, teksa policia ka arrestuar gjithashtu dy person të tjerë lidhur me ngjarjen e rëndë.
Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme para një lokali, ku babë e bir ishin duke ecur në këmbë .
Nuk dihet ende nëse dy viktimat ishin objektiv apo ngjarja ka ndodhur aksidentale. Polica është në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve ndërkohë që një vrasje e tillë ka tronditur të gjithë opinionin publik.