Nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi ka njoftuar protestën e parë kundër rritjes së çmimit të naftës me moton’ Boll heshtëm’. ‘Elbasani do t’i përgjigjet i pari pyetjes së vazhdueshme të qytetarëve që kërkojnë, kur do protestojmë? Ju presim të gjithëve në sheshin “Gensher”, ditën e martën në orën 11:00! Merrni automjetet tuaja dhe ejani t’i tregojmë të gjithëve sa na kanë vjedhur të gjithëve në këto muaj’, shkruan Boçi në Facebook. Gjithashtu Boçi ka kërkuar urgjentisht shkrirjen e Bordit të Transparencës.
Postimi i plotë:
Koha për të nisur pa ndalim protestat. Elbasani do t’i përgjigjet i pari pyetjes së vazhdueshme të qytetarëve që kërkojnë #Kurdoprotestojmë?
Ju presim të gjithëve në sheshin “Gensher”, ditën e martën në orën 11:00! Merrni automjetet tuaja dhe ejani t’i tregojmë të gjithëve sa na kanë vjedhur të gjithëve në këto muaj! Duhet urgjentisht të shkrihet Bordi i Transparencës!
Comments are closed.