Duke përfituar nga moti i ngrohtë me temperatura deri 27 gradë, qindra qytetarë vlonjatë i janë drejtuar plazhit për të marrë rrezet e fundit të diellit këtë vit para se të vijë dimri.
Krahas vendasve ka edhe vizitorë nga qytete të tjera, përfshi edhe shqiptarët e Kosovës, të cilët po shijojnë plazhin e Vlorës në këtë fund sezoni.
Plazhi në këtë periudhë është tepër i pastër dhe i qetë. /abcnews.al
Comments are closed.