Përkundër faktit ku pedagogët kanë paralajmëruar protesta dhe paralajmërim për bojkot, një urdhër i ri është publikuar për studentët e universiteteve publike në vend.
Duke nisur nga ky vit, studentët janë të detyruar të ndjekin ciklin e leksioneve pasi janë bërë të detyruara. Bazuar në një udhëzim të miratuar nga Ministria e Arsimit, thuhet se fakultetet do duhet të mbajnë regjistër mungesash në leksion dhe për seminaret, ndërsa më pas do të bëhet orari i prezencës ku do të caktohet nëse studenti do të futet ose jo në provim.
Përpos kohës së vitit të humbur, ata paguajnë tarifë shtesë si për provimet që lënë për vjeshtë, ashtu edhe tarifë vjetore në rast të përsëritjes së të gjithë vitit.Ministria e Arsimit ka firmosur një udhëzim, atë nr. 13.datë 20.06.2022 për “Frekuentimin e procesit mësimor, sipas llojit të veprimtarisë mësimore në auditor dhe ciklit të studimit”, në të cilin përcaktohet sasia e orëve që duhet të frekuentojë në seminare e leksione çdo student.
Gjithashtu në udhëzim thuhet për studimet profesionale 2- vjeçare nevojitet së paku një pjesëmarrje në 50% të leksioneve, ndërsa për të kryer një Master Profesional duhet një pjesëmarrje në së paku 60% të orëve. Ndërkohë, për ciklin e tretë të studimeve pjesëmarrja është me e ulët, ku kërkohet frekuentim në 50% të orëve.
Pavarësisht kësaj, pedagogët kanë parashtruar një listë kërkesash si rritje pagash me 50% brenda dy vitesh dhe rritjen e fondeve për kërkimin shkencor. Pas protestave të tyre, Ministria e Arsimit tha se pagat e pedagogëve do të rriten me 15 %, ku 7 % do të paguhet nga buxheti i shtetit, ndërsa pjesa e tjetër nga vetë universiteti.
Ndërkohë pedagogët kanë paralajmëruar bojkot të mësimit nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre. Ata po ashtu kanë pohuar se për kauzën e tyre kanë mbështetjen e studentëve.
Comments are closed.