Sipas Scan, të hapësh një biznes nuk është e lehtë, por mbi 50% e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme, shprehen se e kanë nisur me kursime.
Të dhënat publikohen nga sondazhi i bërë nga Instituti Shqiptar i SME-ve “SME Albania”, të cilët kanë anketuar 500 sipërmarrës në sektorë të ndryshëm ekonomisë, si shërbim, prodhim, agropërpunim, artizanat, IT, shitje me shumicë e pakicë.
Referuar përgjigjeve të të anketuarve, 20% prej tyre e kanë nisur biznesin me hua bankare, dhe 25% prej tyre e kanë nisur me të ardhura nga emigracioni. Pjesa më e vogël e sipërmarrjeve, prej 5%, shprehet se e ka nisur aktivitetin ekonomik, me hua nga familjarë dhe të afërm
Të intervistuarit janë shprehur se kanë mundur që më pas ta zhvillojnë biznesin me kredi bankare. Në pyetjen lidhur me aktivitetin e prodhimit krahasuar me një vit më parë, 59 % e të intervistuarve janë shprehur së kanë pasur rritje të prodhimit.
Në parashikimin për volumin e prodhimit/ kontratave për vitin 2020, 69 % e bizneseve janë shprehur se do të ketë rritje, ndërsa 31% e tyre e shikojnë situatën e njëjtë.
Comments are closed.