Mbrëmjen e djeshme Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zbarkuar në Vlorës në mbështetje të Policisë së Shtetit.
FNSH kanë krehur zonat me risk të lartë dhe ka patur kontrolle për eksponentë të krimit. Gjithashtu janë kontrolluar automjete të dyshuara për armë mbajtje pa leje dhe posedim lëndësh narkotike.
Ka pasur kontrolle edhe në zona të thella për persona të cilët mund të fshihen aty.
Deri tani nuk ka pasur rezultat, ndërsa priten konfirmime për aksionin si dhe çfarë është arritur prej tij nga policia e Vlorës në vijim.
Comments are closed.