Pas Arminës edhe mamaja e saj, Mimoza ka dhënë opinionin për krushkun. Mimoza foli për dasmën e së bijës dhe emocionet kur e pa të veshur si nuse
Pas Arminës edhe mamaja e saj, Mimoza ka dhënë opinionin për krushkun. Mimoza foli për dasmën e së bijës dhe emocionet kur e pa të veshur si nuse.
“Unë kam pasur emocione kur e pashë Arminën me të bardha, pata një si gjendje jo të mirë të vetes. I thashë vetes ‘dëgjo deri këtu kemi arritur mirë’. Nuk doja t’ia krijoja atë melankoli vajzës”, tha ajo.
Mes të tjerash, Mevlani u ndal dhe te fjalimi i Sali Berishës në dasmën e Arminës. Ajo tha se fjalët e tij e kanë prekur dhe emocionuar pafund.
“Me dhuntitë e saj, mençurinë, mirësjelljen, komunikimin, njerëzinë, dashurinë, arriti të pushtojë, jo vetëm zemrën e Shkelzenti, por edhe zemrat tona, të hyjë në zemrat tona si një vajzë e dytë!”, ka thënë Sali Berisha në dasmën e Arminës dhe Shkëlzenit.
“Pas këtij fjalimi, e kam ndier veten jo të vlerësuar, sepse çdo njeri ka vlerat e veta në jetë, por vlerësimi që pati për vajzën time tregoi që ishte gjithçka, sepse fjala e tij ka peshë, mendja e tij ka peshë dhe unë e vlerësoj pafund këtë fjalim”, u shpreh ajo.
Comments are closed.