Deputeti Rithemelimit të PD-së, Belind Këlliçi deklaroi nga Shkodra se drejtuesit e Shkollës së Mesme Profesionale “Ndre Mjeda” në Bushat janë përfshirë në afera korruptive. Sipas deputetit demokrat, në korrupsion janë përfshirë dhe zyrtarët e bashkisë së Vaut të Dejës. Megjithatë ajo që ra në sy ishte se gjatë denoncimit të Këlliçit, nuk ishte i pranishëm, kryetari i bashkisë së Shkodrës Bardh Spahia.
“Numri i nxënëseve që e ndjekin ka rënë me rreth 80% nga viti 2012, ndërkohë numri i punonjësve, i atyre që punojnë dhe që nuk janë këtu zyrtarisht dhe fizikisht është rritur me 50%. Ato pak lekë, ato pak para që shkojnë për bursat e nxënësve për trajtimin e tyre ushqimor vidhen. Nxënës të cilët nuk ndodhen fare fizikisht në këtë institucion që nuk e ndjekin shkollën këtu, ata sot nuk e marrin dot bursën dhe bursa e tyre shkon në xhepat e zyrtarëve të bashkisë së Vaut të Dejës. Kjo është një skemë në fakt kriminale e kryetari të bashkisë së Vaut të Dejës dhe nënkryetarit të bashkisë” tha Këlliçi.
Teksa bëri thirrje që drejtësia të hetojë rastin, deputeti tha se keqmenaxhimi i fondeve publike ndodh edhe për shkak të ndarjes territoriale.
“Ky është një fenomen që nuk ndodh vetëm në këtë zonë, keqmenaxhimi i fondeve publike ndodh kudo dhe kjo është produkt i një reforme tërësisht të dështuar territoriale dhe i atyre bashkive të 2019 me 6%”, u shpreh Këlliçi.
Këlliçi tha se PD do të vijojë të depozitojë rastin në organet e drejtësisë dhe më pas duhet Prokuroria duhet të zbardh skemën si dhe të vejë para përgjegjësisë personat e përfshirë.
Nuk ka vonuar përgjigja nga Bashkia Vau Dejës për abuzimet me konviktin e shkollës profesionale “Ndre Mjeda”, të artikuluara nga Bushati përmes deputetit të Rithemelimit të Belind Këlliçi. Këtë herë, reagimi nuk ka ardhur nga kryebashkiaku Mark Babani, por nga zëvendësi i tij Kristian Shkreli. Ai ka hedhur poshtë akuzat për abuzime nga, duke i kërkuar PD-së së Berishës që të mos merret me këto çështje të pavërteta.
Comments are closed.