Në një lidhje Skype për Fax News aktivistja pranë “Forza Italia”, Melisa Baci ka folur për zgjedhjet e parakohshme që janë zhvilluar dje në Itali.
Baci u shpreh se fitorja është pritur mirë nga populli pavarësisht se pjesëmarrja ka qenë e ulët në krahasim me zgjedhjet e tjera për shkak se qytetarët italianë kanë humbur besimin tek politika.
“Shqipëtarët e italisë kanë qenë pro të djathtës në këto zgjedhje”,– theksoi Baci.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: Si është pritur rezultati?
Baci: Rezultati i zgjedhjeve të djeshme që përfundoi me fitoren e dukshme te koalicionit të djathtë është pritur në përgjithësi mirë te qytetarët pasi ishin vetë ata që e votuan. Në zonat e veriut është pritur akoma më mirë pasi ka pasur pjesëmarrje më të lartë të votuesve. Pjesëmarrja e ulët e qytetarëve në krahasim me zgjedhjet e tjera ka qenë më e ulët e si shkak nuk ka sjell të njëjtin entuziazëm.
Pyetje: Pse ka ardhur kjo pjesëmarrje e ulët në votime?
Baci: Së pari njerëzit në itali janë të lodhur nga politika, nuk janë aktiv në politikë si në Shqipëri. Së dyti pas krizave si pandemia dhe lufta në Ukrainë ata nuk kishin shpresë tek partitë aktuale, e vetmja shprsë ishte tek Meloni sepse ishte parti që nuk kishte qënë në qeveri dhe aty u projektua e gjithë pjesëmarrja në votime. Alternativë e vetme e popullit ishte të votonin të djathtën ose të rrinin në shtëpi si ndenji një pjesë e tyre. Të rinjtë kanë abstenuar më shumë sepse nuk e gjejnë veten te asnjë parti dhe sepse janë shtresa më pak e punësuar në Itali.
Pyetje: Çfarë mund të themi për politikën që është parashtruar për sa i përket emigrantëve?
Baci: Znj.Meloni nuk është kundra lëvizjes së qytetarëve të shteteve të tjera, ajo është kundra lëvizjes ilegale, politikë e cila duhet të jetë në parim të të gjitha qeverive.
Pyetje: Kur do të zgjidhet qeveria e re?
Baci: Qeveria e re sipas procedurave mund të zgjidhet në nëntor dhe ky është një problem tjetër që kanë italianët madje është një arsye pse një pjesë e tyre nuk kanë zgjedhur të votojnë pasi duan zgjedhje imediate, por zgjedhje imediate në një republikë demokratike nuk ka.
Comments are closed.